Aksident në aksin rrugor Fier-Tepelenë, makina del nga rruga

45
Sigal

Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Varibobit” në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

Mësohet se një automjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në anë të saj. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.