Çmenden burrat në Fier, njëri kërcënon vëllain me thikë, tjetri rreh gruan e vajzën

485
Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi kërcënoi me thikë vëllain.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllain e tij, shtetasin R.M, 55 vjeç.
Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/1 e 279/1 të Kodit Penal.
Ndërsa Tahir Brakaj, 31 vjeç, banues në Kreshpan, Fier u arrestua pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases G.B, 29 vjeçe dhe vajzës së tij të mitur 11 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga Nenet 130/a/4 e 124/b të Kodit Penal.
Sigal