23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, merr para 6 makina të parkuara

33
Sigal

Një aksident masiv është regjistruar në Vlorë ku ka mbetur e plagosur një 23-vjeçare.

Mësohet se rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, 23-vjeçarja me inicialet H. M., 23 vjeçe duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara.

Nga përplasja është plagosur shoferja dhe ka shkaktuar dëme materiale.

E reja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.