Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç, makina përplasë një person

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.

NOA

Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.