Aksident i shumëfishtë në Tiranë, përplasen 4 automjete në rrugën e Rinasit

543
Sigal

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Rinasit në Tiranë. (foto iluestruese)

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 tek kryqëzimi i fshatit Laknas. Policia raporton se janë përplasur 4 mjete.

Si pasojë janë plagosur dy pasagjerë mjetesh dhe një drejtues mjetit. Këta ndodhen aktualisht në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.