Publikohet për herë të parë Indeksi i Çmimeve Bujqësore, çmimet e prodhimeve ranë me 0,7% më 2017

768
Sigal

INSTAT publikoi për herë të parë Indeksin e Çmimeve në Bujqësi (IÇB), të shtrirë me vit bazë 2015 deri në 2017. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2017 shënoi një rënie me 0,7 % krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rënie me 0,9 %, dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale, shënoi rënie me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara sot rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar, çmimet e grupit “Bimë industriale” me 22,25 %. Çmimet e grupit “Perime” janë rritur me 0,01 pikë përqindje. Gjithashtu çmimet e grupeve “Mish peshë e gjallë”, janë rritur me 2,65 pikë përqindje dhe “Drufrutorët” me 0,23 pikë përqindje. Grupi i “Drithërave” ka shënuar një rënie me 11,62 %. Çmimet e grupit “Bimë foragjere” kanë rënë me 7,06 %. Çmimet e grupit “Patate” kanë rënë me 8,38 %. Çmimet e grupit “Qumësht dhe produkte të tjera blegtorale” kanë shënuar një rënie me 2,59 %. INSTAT sqaroi se, indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore mat ndryshimet e çmimeve të produkteve bujqësore në nivel vendi dhe mundëson krahasimin e tyre me shtetet e tjera. Këto të dhëna japin informacion mbi ecurinë e çmimeve për prodhimet bimore, prodhimet e blegtorisë dhe produkteve të tjera blegtorale gjatë një periudhe të caktuar kohe. indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten duke përdorur “çmimet e prodhimit”, të grumbulluara në ferma, duke përjashtuar taksat. Burimi i të dhënave është Anketa Mujore e Çmimeve të Produkteve Bujqësore. Në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore (2015=100) arriti në 99,2, nga 99,9 që ishte në 2016. Indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten bazuar në standardet dhe rregullat të përshkuar në Manualin e Çmimeve të Produkteve Bujqësore të Eurostat. Mbledhja e të dhënave kryet pranë fermave, tregjeve të gjësë së gjallë, tregjet e shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen. informacioni merret vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase, duke përjashtuar taksat. Ato janë llogaritur në Lek, kurse njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë. Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të produkteve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Për prodhimet bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë industrial, bimë foragjere, perime, patate dhe drufrutorët. Për prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe për prodhimet blegtorale. Çmimet grumbullohen për katër kategori kryesore të kafshëve: gjedhi, të imta, derra dhe shpendë. Për prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për kategoritë: qumësht, vezë dhe mjaltë. (monitor)