Aksident i rëndë në Krujë, makina përplaset me trafik-ndarësen, 2 të vdekur

466
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnate në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë.

Policia njofton se 2 persona kanë humbur jetën pas përplasjes me trafik-ndarësen, ndërkohë 2 të tjerë ndodhen në spital.

Më datë 06.09.2017, rreth orës 23: 40, në superstradën Fushë- Krujë – Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas. Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Sigal