Aksident i rëndë në autostradën Kalimash-Morinë, makina përmbyset në mes të rrugës

272
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme (12 gusht), në autostradën Kalimash-Morinë. Një mjet tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shkodra Beton, dhe mësohet se janë dëmtuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

‘’Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar’’, raporton policia.