Erion Veliaj mbaron karantinën, del negativ

292
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ.

Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila po ashtu ka rezultuar negative megjithëse ata jetojnë së bashku.

Të dy i janë nënshtruar testit para dy ditësh dhe pasi kanë rezultuar negativë, kryebashkiaku ka vendosur që të shkojë në punë si normalisht, në krye të detyrës në Bashkinë e Tiranës.

Lajmin se ishte infektuar me Covid e ka dhënë vetë Veliaj më 28 korrik dhe pas asaj dite ai ka qëndruar në shtëpi i karantinuar, derisa ka dalë negativ në testin e fundit