Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën 77-vjeçarja

108
Sigal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë.

Sipas burimeve të policisë, raportohet se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës dytësore Fushë Krujë-Thumanë, ku 46-vjeçari, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja,  77 vjeçeareme inicialet B. H.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.