Aksident i rëndë, kamioni përplas për vdekje 60 vjeçaren tek rrotullimi i doganës

204
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja u shënua në afërsi të rreth rrotullimit të doganës, ku një automjet i tonazhit të rëndë, aksidentoi për vdekje një grua rreth 60 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.