Aksident i frikshëm në Lezhë, makina përfundon në dyqanin e dyshekëve

60
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë ‘Toyota’ ka përfunduar në një dyqan në rrugën e ‘Shtrausit’ në afërsi të urës së Cenit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.

NOA

Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Nga burime ne vendin e ngjarjes bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një femër e cila dyshohet se ka humbur kontrollin duke përfunduar brenda dyqani.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit nuk ka pasur kalimtare në rrugë.

Nga përplasja janë dëmtuar grillat e dyqanit dhe një pjese e murit të një furre buke.