Kapen mbi 81 kg drogë në Greqi, dyshohet se vinte nga Shqipëria, detaje

16
Sigal

Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.

Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore.

Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët. Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë. Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve. Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.