Aksident i dyfishtë në Vlorë, një i plagosur në gjendje të rëndë

157
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën “Transballkanike”.

Mësohet se drejtuesi i një prej mjeteve është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga përplasja, është dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi në rrugë.