Krujë/ Përplasen dy makina, dërgohet në spital pasagjerja

105
Sigal

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.