Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër, pranë qytetit të Fierit.
Mësohet se dy automjete, një Mercedes-Benz dhe një Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy persona që janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy mjetet, ku makina tip Volkswagen ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.