Aksident afër Vinjës në Arbanë, makina përfundon e përmbysur në kanal

36
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë afër Vinjës në Arbanë. Një makinë ka përfunduar e përmbysur në një kanal anës rrugës.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë, ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.