Formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren me Bullgarinë, Sylvinho me ndryshime në 11-she! Kombëtarja luan me fanellën e bardhë

36
Sigal

Pas pak në orën 18:00 do të nis miqësorja mes kombëtares së Shqipërisë dhe Bullgarisë në stadiumin “Air Albania”. Për këtë sfidë trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion.

Në portë do të jetë Thoma Strakosha. Ndërkohë në mbrojtje Hysaj dhe Gjimshiti do ta bëjnë pushim dhe në vend të tyre do të aktivizohen Balliu dhe Mihaj, së bashku me Ajetin dhe Mitajn.

Përpara mbrojtjes do të jetë Bajrami dhe Asllani së bashku me të rikthyerin në formacion Qazim Laçi.

Ndërsa në sulm Asani dhe Muçi do të mbështesin Myrto Uzunin.

Për këtë takim kombëtarja do të veshë fanellën e bardhë, ndryshe nga ndeshjet e tjera që zhvillon në shtëpi.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi. Trajner: Silvinjo