Humbi kontrollin e makinës, plagoset shoferja në Vlorë

214
Sigal

Një automjet tip Volkswagen është aksidentuar përgjatë shëtitores së Lungomares, në Vlorë, mëngjesin e ditës së sotme.

Makina me targë ”AA068VX” kishte drejtuese një grua, e cila ka humbur kontrollin e mjetit e më pas është përplasur me bordurën e shëtitores.

Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa drejtuesja është dërguar në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.