Vasili: Shkollë paku “shkëlqen”, vargjet e Schillerit i vë në gojën e Qemal Stafës

229
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar postimin e kryeministrit Edi Rama për 76 vjetorin e çlirimit. Rama ka uruar me vargjet e Qemal Stafës, por për Vasilin janë të Friedrich Schillerit dhe janë shkëputur nga drama e tij Wilhelm Tel.

Postimi i plotë

Shkollepaku “shkelqen” me injorancen e tij! Edi Rama, Shkollepaku, i ve ne gojen e Qemal Stafes fjalet: “E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë.Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Shkollepak jane vargje te Friedrich Schillerit dhe jane shkeputur nga drama e tij Wilhelm Tell dhe jo te Qemal Stafes.

I mirenjohuri Skender Luarasi e dha si teme hartimi ne 19 qershor 1935 nxenesve te tij ku bente pjese jo vetem Qemal Stafa, por edhe Arshi Pipa, Xhemal Broja, Elez Braha etj.

P.S. Ne foto gjeni brockullen e Shkollepakut, por do gjeni edhe kujtimet e Skender Luarasit dhe pjesen nga Shchiller ku jane shkeputur dy vargjet qe bene lemsh Shkollepakun.