Në mesditë reshje shiu ndërsa në darkë dëborë në zonat malore

283
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti në vend parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Parashikohen reshje shiu të here pas hershme gjatë mesditës me intensitet të ulët, ndërsa në jug reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar.

Në lartësinë mbi 1500 metra në zonat malore, parashikohen reshje bore, ndërsa në veri-verilindje në orët e mbrëmje reshje bore në lartësinë mbi 900 metra.

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitoj shpejtësi deri në 20m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Temperaturat °C

Shkodër 5/13 re shi

Kukës 1/5 re shi/borë

Lezhë 4/13 re shi

Dibër 1/8 re shi/borë

Durrës 9/15 re shi

Tiranë 7/15 re shi

Elbasan 7/14 re shi

Berat 3/15 re shi

Vlorë 10/16 re shi

Korçë 1/6 re shi

Gjirokastër 1/12 re shi

Sarandë 10/15 re shi.