Berisha ‘shpartallon’ Bashën. 82% e demokratëve do votonin ish-kryeministrin për kryetar të PD

282
Sigal

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha gëzon mbështetjen maksimale nga anëtarët e kësaj force politike të cilët prej një muaji kanë pushtuar edhe ‘Foltoren’. 

Në sondazhin e realizuar nga kompania italiane e Antonio Noto që u transmetua në RTV Ora këtë të martë, Sali Berisha ka ‘shpartalluar’ kreun aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha,  sa i përket mbështetjes në radhët e anëtarësisë.

Nëse zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të realizoheshin nesër, 81.9 % e anëtarëve të Partisë Demokratikë pohojnë se mbështesin liderin historik të demokratëve zotin Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Bashën e mbështet vetëm 10.8% të anëtarësisë së PD.

Image

Rezultatet e sondazhit nëse zgjedhjet në PD do të zhvilloheshin nesër

Të pyetur se cili mes Sali  Berishës dhe Lulzim Bashës ka më shume aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe të për sjellë PD-në në pushtet, 88.3% e anëtarëve të Partisë Demokratike kanë zgjedhur Berishën dhe vetëm 8.3% e anëtarëve kanë zgjedhur Lulzim  Bashën.

Mbështetësit dhe anëtarët e PD janë pyetur edhe se kush ka qenë lideri me i mire që ka udhëhequr demokratët ndër vite. Diferenca në përgjigjet e demokratëve  ka qenë e thellë edhe në këtë rast ku 91.4% e anëtarëve deklarojnë se Sali Berisha ka qenë lideri me i mirë që ka udhëhequr PD-në, krahasuar me Lulzim Bashën që ka vetëm 4% të votave të anëtarëve.

Demokratët janë pyetur nese eshte e vertetë se Basha dhe Rama kanë një pakt për të eliminuar Berishën nga politika shqiptare, teksa 58.4 anëtarëve janë shprehur se kjo është e vërtetë dhe vetëm 16% mendojnë se nuk është e vërtetë.

Sa i takon konfliktit mes Berishës dhe Bashës 87% e anëtarëve të PD janë shprehur se ndihen më afër Berishës dhe vetëm 7.6% më afër Bashës.

Për 97% të demokratëve të pyetur në sondazh, vendimi i Lulzim Bashës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 2019-ës dhe djegia e mandateve ka penalizuar Partinë Demokratike duke ndikuar për keq.

87% e anëtarëve të PD të anketuar nga Noto mendojnë se Berisha është më afër qytetarëve se Basha, të cilin e kanë zgjedhur vetëm 6.3% e anëtarëve.

Sondazhi i plotë i Antonio Noto

PYETJE – Midis Bashës- Berishës kush prej të dyve ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme?

Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës. 88.3% besojnë se ish-kryeministri ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Image

PYETJE – Kush midis Bashës dhe Berishës, është më pranë nevojave të qytetarëve? 

Nga të dhënat e sondazhit rezulton se 87.1% e anëtarëve të PD mendojnë se më pranë halleve të qytetarëve është ish-kryeministri Sali Berisha. 6.3% e tyre mendojnë se është Basha. Ndërsa 6.6% nuk kanë dhënë përgjigje.

Image

PYETJE – Ndërmjet Bashës dhe Berishës, cili ka qenë lideri më i mirë i PD-së?

Të anketuarit e sondazhit janë përgjigjur 91.4% Berisha, 4% Basha, ndërsa 4.6% e tyre Asnjëri prej tyre.

Image

PYETJE – Ju ndiheni më afër Bashës apo Berishës?

87.1% e anëtarëve të PD shprehen se janë më afër me Sali Berishën. Vetëm 7.6% e tyre pohojnë se janë më pranë Lulzim Bashës. Ndërsa 5.3% nuk kanë dhënë përgjigje.

Image

PYETJE – Ju jeni në dijeni, keni dëgjuar të flitet për konfliktin ndërmjet kryetarit aktual të PD-së dhe ish-liderit të saj, zoti Berisha?

100% e anëtarëve demokratë janë në dijeni të përplasjes mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Image

PYETJE – Në përgjithësi, ju mendoni që PD-ja është: 

Një parti në krizë mendojnë 90.5% e anëtarëve demokratë. 6% mohojnë krizën në PD dhe 3.5% nuk përgjigjen.

Image

PYETJE – Sa besim keni te zoti Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

67.9% e anëtarëve të Ppartisë Demokratike thonë se kanë besim te Sali Berisha si lider që mund të punojë në interes të vendit.

Image

PYETJE – Sa besim keni tek Lulzim Basha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Në bazë të gjetjeve të sondazhit, rezulton se 63.1% e demokratëve nuk kanë aspak besim te kryedemokrati Lulzim Basha. Vetëm 1% e anëtarëve kanë shumë besim te Basha dhe 21% mjaftueshëm.

Image

PYETJE: Disa thonë se Berisha mendon vetëm për veten e tij dhe PD nuk është e rëndësishme për të. Sipas jush, është e vërtetë apo jo që Berisha mendon vetëm për veten dhe PD nuk është e rëndësishme për të? 

Çfarë mendojnë qytetarët dhe votuesit lidhur me Foltoren e Berishës, nëse ajo është për interesin e PD-së apo atë personale të Berishës.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s 83% e anëtarëve të PD përgjigjen se Berisha nuk është duke menduar për veten. 12.7% e tyre shprehen se Berisha mendon për veten dhe 4.3% pa përgjigje.

Image

PYETJE: Si ka ndikuar vendimi i opozitës për të braktisur parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019, në pëlqimin ndaj PD-së:

Të pyetur se si ka ndikuar vendimi i opozitës për të braktisur Parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019-ës, 91.7% e anëtarëve të PD të intervistuar thonë se ndikimi ka qenë për keq. 3% e tyre mendojnë për mirë dhe 5.3% nuk janë përgjigjur.

Pra dukshëm, anëtarësia e Partisë Demokratike ngarkon me përgjegjësi lidershipiin e PD-së që mori një vendim të tillë, duke lënë demokratët pa përfaqësim në 61 bashkitë e vendit.

Image

PYETJE – Sipas jush, është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që Basha ka bërë një pakt me Ramën që të mund të eleminojë Berishën nga politika shqiptare?

58.4% e anëtarëve besojnë se ekziston një pakt mes Bashës dhe Ramës. 16.6% nuk e besojnë dhe 25% nuk përgjigjen.

Image

PYETJE – Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?

81.9% e të anketuarve anëtarë të PD kanë zgjedhur Sali Berishën si kandidatin që do të votonin për kryetar të Partisë Demokratike nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër. Ndërsa 10.8% e tyre kanë zgjedhur Bashën. Diferenca mes të dyve është e konsiderueshme. Sali Berisha do të zgjidhej kryetar i PD, sipas gjetjeve të sondazhit, me një epërsi prej 71.1% të votave më shumë se Lulzim Basha, nëse të dy do të ishin në garë përballë njëri-tjetrit.

Image