Takimi me Presidenten Osmani, reagon Meta: Bashkë, në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

130
Sigal

Pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shkruan se po punojnë bashkë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Meta thekson se institucionet e të dyja vendeve duhet të rrisin kapacitetet kundër aktiviteteve që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Postimi i presidentit Meta:

Në kuadër të punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” zhvillova sot një takim të ngrohtë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.

Ndamë të njëjtin vlerësim se institucionet e të dyja vendeve, veçanërisht ato ligjzbatuese, duhet të rritin kapacitetet dhe të koordinohen më mirë në luftën e përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore, si dhe çdo lloj trafiku tjetër, që kërcënon sigurinë kombëtare.

Tepër i domosdoshëm edhe shkëmbimi i eksperiencave për mbrojtjen ligjore efektive, për të gjitha viktimat e trafikimit, duke u ofruar atyre më shumë akses dhe ndihmë të pakushtëzuar.