Adoleshentja plagoset me armë zjarri në Fier, dyshohet se…

42
Sigal

Rreth orës 17:30, një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku një e re, e identifikuar si A. G., rreth 18 vjeçe, u transportua në spital pas një plagosjeje me armë zjarri

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ajo është vetëplagosur me pistoletë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NOA

Shërbimet e Policisë kanë arritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit të përdorur.

Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike, si dhe për të dokumentuar rastin.