Vetëm tek ne ndodh që vret vëllai të vëllanë, i biri t’anë. Duhet pranuar se politika konfliktuale ka sjellë që krimi të fitojë terren dhe bëhet akoma më agresiv.. Forca e ligjit duhet të mbizotërojë kudo në fshat e qytet. Të gjithë këto konflikte të çojnë në vdekje. Mos e kanë fajin armët? Mos ka fajin shteti që nxjerr ligje e s’i zbaton? Apo heqja dorë nga besimi te Zoti për disa dekada? E ka fajin natyra (që është e lindur nga kodi gjenetik), apo kultura (që formohet nën ndikimin e shoqërisë)?
1- Frika nga vdekja është më e tmerrshme se vetë vdekja!
Që kur lind njeriu është boll i vjetër për të vdekur. Harresa për vdekjen është injorancë dhe mendjelehtësi. Nuk ka urtësi të vërtetë pa një mendim të vazhdueshëm mbi vdekjen. Pra njeriu urtësohet në mënyrë shembullore kur mendon mbi vdekjen. A ju ka rastisur të shkoni në varreza? Qindra njerëz qëndrojnë aty kokulur më tepër të rinj se të moshuar. Sa të urtë duken? Tek sheh të afërmit të njohurit e të panjohurit rri e mendon; Pse bën keq o njeri? Pse arrin deri aty sa t’i marrësh jetën tjetrit? Sado i keq të jesh, ti je njeri, ke një zemër, ke një shpirt. Ty dikush të ka lindur dhe të do. Vallë s’të vjen keq që i merr jetën dikujt. I merr gjënë më të shtrenjtë të dhuruar vetëm një herë? Edhe ai e do jetën ashtu si ty. Atëherë pse e bën këtë? Për një fjalë, një zenkë, një copë toke, një vijë uji, për ca para! Sa keq! Vetëm tek ne ndodh që vret vëllai të vëllanë, i biri t’anë. Duhet pranuar se politika konfliktuale ka sjellë që krimi të fitoj terren dhe bëhet akoma më agresive. Forca e ligjit duhet të mbizotërojë kudo në fshat e qytet.Të gjithë këto konflikte të çojnë në vdekje.
Mos e kanë fajin armët? Mos ka fajin shteti që nxjerr ligje e s’i zbaton? Apo heqja dore nga besimi te Zoti për disa dekada? E ka fajin natyra (që është e lindur nga kodi gjenetik), apo kultura (që formohet nën ndikimin e shoqërisë) . Optimizmi nuk mungon edhe kur flasim për vdekjen. Le ta shohim këtë optimizëm më poshtë. Frika më absurde është frika nga vdekja.
Vdekja s’ka të bëjë me ne, as kur jemi të vdekur e as të gjallë. As të gjallë, sepse në këtë moment ajo nuk ekziston, as të vdekur, sepse në këtë moment jemi ne që nuk ekzistojmë. Si rrjedhim vdekja s’ka lidhje as me të gjallët e as me të vdekurit, përderisa ajo nuk është asgjë për të parët dhe të fundit s’janë asgjë për të. Ne kurrë nuk takohemi me të. Sado e tmerrshme qoftë vdekja është e pafuqishme të zhdukë jetën. “Ajo mund të zhduk vetëm ekzistencën fizike të saj, por jo shpirtërore, Të gjallët s’mund të jetojnë plotësisht jetën e tyre, kurse të vdekurit s’mund të vdesin plotësisht. Sa mirë do të ishte sikur kjo e fundit të ishte e vërtetë.!
Së fundi. Pa dashur jetën s’mund ta luftojmë vdekjen, e pa menduar për vdekjen s’mund të ndërtohet një jetë e qetë. Sepse tek një njeri ndërgjegjësimi i të qenit i vdekshëm s’është gjë tjetër veçse një ftesë për të ndërtuar jetën për tjetrin dhe për veten, egzistencën më të bukur dhe më të plotë. Si konkluzion: “Njeriu lind për të jetuar, vuan që të lumturohet dhe vdes për t’u kujtuar.”
2- Lumturia hyjnore dhe e pa arritshme.
Sa më shumë kujdesem për lumturinë e të tjerëve, aq më e madhe është ndjesia e mirëqënies. Gënjen veten dhe të tjerët ai që thotë, se jam i lumtur. Edhe nëse është e mundur të kesh gjithçka, kur mendon se një ditë, do të vijë vdekja e gjithë kjo lumturi shuhet.
Lumturia vlerësohet, si sasia më e madhe e kënaqësisë dhe sasia më e vogël e dhimbjeve brënda një shume totale. Mund të jesh i lumtur dhe për një çast të vetëm, apo edhe për një kohë më të gjatë, por asnjëherë përgjithmonë. Lumturia e çastit lidhet me ngarkesën emocionale të fjalëve ose situatave në të cilat ndodhemi. I lumtur ndihesh kur dëgjon fjalën “Të dua” nga i dashuri në një çast intim . Por edhe sikur në të gjitha çastet e jetës të ndihesh i lumtur, në çastet e fundit të saj, kjo lumturi venitet. Si përfundim lumturia e përjetshme nuk mund të ekzistojë. Lumturia e vërtetë nuk mund të gjendet, veçse në “parajsë”, sepse kjo botë ka shumë shqetësime. e prapësi. Mos mendon se je i lumtur kur ke gjetur paranë dhe pushtetin, por s’ke kryesoren shëndetin? Edhe pse ke para jeton në ankthin e falimentimit, të vjedhjes e presionit. Mund të jesh biznesmen, deputet, ministër, kryeministër, përsëri s’je i lumtur. Ke ngarkesë psikologjike, je i sëmurë. Je me ankthe, strese, pasi të akuzojnë me ose pa të drejtë.
Mund t’i afrohet me tepër lumturisë? I varfëri, se sa i pasuri? I pa dituri, se sa i dituri? Lumturia e të parëve, është e kufizuar, duke iu përshtatur qënies tyre ekonomike, kulturore e shoqërore.
A-Lumturia që vjen nga qetësia, është pa mërzi, pa rreziqe , pa stërmundime . Të zvogëlojmë kontaktet tona të kufizojmë nevojat tona, të ulim pretendimet, ç’ka do të thotë të mblidhemi në” guackën” tonë. I lumtur do të ishte ai njeri që do të mendonte, do të ndjente dhe do të dëshironte më pak.
Këtu futen ata që një pjesë e jetës e kalojnë duke vepruar gabim, pjesa tjetër duke mos bërë asgjë, dhe e gjithë jeta u shkon duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhet të bënin. Pra të ndërgjegjësuar për gabimin e bërë është hapi i parë drejtë shpëtimit për t’ju afruar sado pak lumturisë.
B-Lumturia që vjen nga kënaqësia. Qëllimi i jetës nuk është të veprosh e të krijosh, por edhe të përfitosh sa më shumë. Me mundimin më të vogël të realizosh kënaqësinë më të madhe. I lumtur do ishte ai që do të shijonte çdo çast të jetës. E djeshmja iku të nesërmes nuk i dihet ,shfrytëzo të sotmen. Për këtë ka mjaft shembuj. Njerëzit e varfër duken më të qetë, më pak strese se të pasurit, mbasi s’kanë ç’të humbasin. Intelektualët janë më të stresuar pasi kuptimi për botën dhe pamundësia e shijimit të saj janë shumë të mëdha, prandaj kanë numrin më të madh të vetevrasjeve.
C- Lumturia që vjen nga rritja. Njeriu është i lumtur kur pa kërkuar drejtë përsëdrejti lumturinë, gjen gëzimin në mënyrë të paevitueshme tek rritja d.m.th gjërat që shtohen. Akt ky që çon drejt së plotës tek diçka që ai vet nuk e zotëron, por që e çon atë përpara. Pra, në themel të një jete të lumtur ka vetëm një mirësi, ‘Besimi në vetvete’.
Lumturinë tënde duhet ta ndërtosh ti vetë. Dhe ti do ta arrish këtë vetëm kur ta kesh kuptuar që e mira është gjithçka që përshkohet nga virtyti, kurse e keqja është gjithçka që është e përzier me vesin.
Si konkluzion nxjerrim:
–Kënaqësia është plotësim i instikteve të çastit. Ka karakter dhe natyrë më tepër shtazore.
–Gëzimi ka vetëm një natyrë. Tërësisht dhe vetëm njerëzor.
-Lumturia është më tepër hyjnore sesa njerëzore.
-Pra le të rrojmë me shpresë se në mos ne pasardhësit tanë do ta shijojnë më tepër lumturinë, sepse shpresa është ajo që vdes e fundit.
“Jetëgjatësia na dallon nga njeri- tjetri, kurse fundi na barazon”.