Adoleshentja nga Durrësi hidhet nga kati i dytë i pallatit, mister shkaqet

426
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Plazhit në Durrës.

Një vajzë vetëm 15 vjeçe është hedhur nga kati i dytë i një pallati

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa vajza është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Gjendja e saj paraqitet e rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton.

Shkaqet pse ndërmori aktin e rëndë janë ende të paqarta.