Abuzimi me pronat në Lezhë, gjykata lë në arrest shtëpie të akuzuarin Frroku

487
Sigal

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën për zevendësimin e masës së sigurisë për Lek Frrokun, i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e Eanës së Hedhun në Shëngjin.

Përmes avokatëve të tij, Frroku kishte paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Por kjo nuk u pranua nga prokurori i çështjes, çka çoi dhe rrëzimin nga ana e gjykëtës. Avokatët e Frrokut e kanë quajtur të padrejtë vendimin, ndërsa kanë akuzuar organin e akuzes se po vepron me dy standarde.

Nga ana tjetër përsoni në hetim Lek Frroku tha se organi i akuzes ka falsifikuar dokumentacionin dhe për këtë do të bëjë padi ndaj prokurorit të çështjet për shpërdorim detyre. Pas refuzimit të kërkeses për zëvendësim të mases së sigurisë, avokatet e Frrokut kanë deklaruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit në Shkodër, pasi janë të bindur për pafajsinë e klientit të tyre.