30-vjeçari gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit

261
Sigal

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës. Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.