23 vjeçari grek tenton të grabisë shqiptarin, e pëson keq në mes të rrugës

121
Sigal

Një 23 vjeçar grek e ka pësuar keq ditën e sotme teksa ka tentuar të grabisë një 54 vjeçar shqiptar.

Autori i ishte afruar 54-vjeçarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë! Kur hoqi dorë nga gjithë rezistenca e tij, më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.