BASTET/ Sonte derbi i kryeqytetit, mësoni kuotat e supersfidës Partizani-Tirana

119
Sigal

Në vendin tonë ende nuk janë hapur zyrtarisht në mënyrë ligjore bastet, por kjo nuk do të thotë se ndeshjet tona nuk kuotohen në vendet e tjera për ata që luajnë jashtë Shqipërisë.

Sfida e nesërme mes Partizanit dhe Tiranës konsiderohet e ekuilibruar edhe nga specialistët e basteve.

Pavarësisht se “demat” luajnë si vendës, fitorja e të dyja ekipeve kuotohet me të njëjtin koeficient, 2.6.

Ndërkohë, një barazim mes Tiranës dhe Partizanit kuotohet me koeficientin 3,1.

Pra kjo sfidë është tërësisht e barabartë edhe sa i përket basteve dhe është e sigurt se sonte na pret një luftë e fortë sportive.

Partizani kërkon të thyejë “tabunë”, ndërsa Tirana të mbetet e pathyeshme në derbi.