12 kg kokainë në makinë, kapet në Holandë i riu shqiptar

511
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia holandeze dhe dy persona janë arrestuar për këtë rast, mes tyre një shqiptar.

Sipas mediave lokale, shqiptari udhëtonte me makinë me një shtetas lituanez. Automjeti ka qenë në pronësi të këtij të fundit, ku dhe u gjetën 12 kilogramë kokainë. Raportohet se shqiptari është i moshës 25 vjeç, kurse lituanezi 28 vjeç.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe akuzohen për trafik droge. Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në North Brabant, në jug të Holandës. Mediat holandeze nuk kanë bërë të ditur identitetin e 25-vjeçarit shqiptar që u kap me 12 kg kokainë.
Sigal