Uragani Irma godet ishujt e Karaibeve, shkakton përmbytje të mëdha

589
Stuhia më e fuqishme e Oqeanit Atlantik e regjistruar në histori ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëmtime të banesave në disa nga ishujt Karaibe.

Katër ndërtesat “më të forta” në ishullin e Shën Martinit janë shkatërruar, njoftoi ministri i Brendshëm francez Gérard Collomb.

Nuk ka ende asnjë njoftim për viktima, raporton BBC.

Stuhia e kategorisë së 5-të, që është niveli më i lartë i mundshëm, po arrin shpejtësinë e erës 300 km/h ndërsa përshkon mes Karaibeve.
Sigal