Asgjësohen 80 mijë rrënjë kanabis në Krujë, në kërkim autorët

461
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve antikanabis për evidentimin dhe asgjësimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë zhvilluar një tjetër operacion të koduar”Kodra e Zhurit 2015”. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Zgërdhesh, Krujë u konstatuan 6 parcela me rreth 80 rrënjë bimë narkotike me lartësi 50-200 cm. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Sigal