Zëvendëskryeministja Belinda Balluku nis konsultime me vendorët për Buxhetin e 2024 dhe projektet strategjike

39
Sigal

Duket se tryezat e konsultimit me pushtetin vendor për projektet strategjike dhe buxhetin e vitit 2024 sapo kanë nisur. Të mërkurën zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku tha përmes një reagimi se pjesë e tryezave do të jenë projektet strategjike si dhe sektorë prioritarë si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo edhe mjedisi. Në tryezën e parë të konsultimeve ishin edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. “Durrësi dhe Shijaku ishin në raundin e parë të takimeve të përbashkëta, me të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar projektet strategjike dhe çështje të tjera të rëndësishme për buxhetin 2024. Diskutime mbi tema konkrete, si turizmi, bujqësia, infrastruktura apo edhe mjedisi kanë vëmendjen kryesore, si sektorë prioritarë dhe me ndikim të gjerë në jetën e qytetarëve”, tha zëvendës kryeministja Belinda Balluku.