Xhelal Mziu: Ballkani i hapur ende po falimentoj fermerët

37
Sigal

Mbi 25 mijë ton mollë në Korçë, Dibër, etj, mbetet pa shitur, shkak importi diskriminues nga Serbia. Mallrat serb konkurojnë produktet shqiptare, futen me referencë shumë të ulët, bujqësia mbështet ose subvencionon 2-5 herë më pak se Rajoni. Ballkani i hapur, ka dhënë efekte negative për bujqësinë shqiptare. Në Dibër po priten blloqe mollësh e drufrutorë të tjerë, pa fund se s’ka treg shitje. Fermerëve u ka mbetur prodhimi pa shitur pasi importi nga Serbia po preferohet më tepër sesa prodhimi vendas. Grumbulluesit e këtij prodhimi thonë se faji kryesor mbetet importi, duke përmendur këtu atë nga Serbia, por edhe grumbullimin me çmim të lartë në sezon.  “I gjithë problemi është Serbia, që fut mallra pa doganë”. “Çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e këtyre zonave, që kanë sipërfaqet më të mëdha të mbjella me mollë“. Fermerët e mollëve dhe pikave të grumbullimit, shohin si zgjidhje rritjen e subvencionimit sa vendet e rajonit, ose rritjen e referencave doganore, pasi vetëm kështu mbrohen interesat e tyre e fermerëve shqiptare.