Urdhëri i inferierëve urdhërpadi në gjykatë për pezullimin e testimit

    273

    TIRANE – Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve ka përfunduar në gjyq.

    Urdhri i Infermierëve ka depozituar sot një akt padi në gjykatën administrative të apelit të Tiranës me anë të së cilës kërkojnë fillimisht pezullimin e testimit dhe gjykimin e çështjes në themel. 

    Brenda 5 ditësh, ata presin të marrin një përgjigje për pezullimin apo lënien në fuqi të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë, e cila rrezikon të përballet me bojkot nga infermierët të cilët kanë pohuar që nuk hyjnë në testim pa një dokument zyrtar ligjor.

    Pak ditë pas publikimit të pyetjeve, Urdhri i Infermierit ka dalë kundër testimit në këtë formë dhe përmbajtje.

    Këtë të hënë, bluzat e bardha do të pezullojnë sërish punën për një orë, në shenjë proteste ndaj testimit e një sërë kërkesash të cilat i kanë paraqitur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.