Tre elementet e marrëveshjes sipas Batonit: Zhbërja e Gjykatës Speciale, amnistria e krimeve, definimi i veriut

419
Sigal

Deklarata e Baton Haxhiut në televizionin “T7” më 24 prill 2020, tek emisioni i Berat buzhales “Pressing” , vazhdon të jetë më aktuale se kurrë dhe vlen për të kuptuar qëllimet reale të kwsaj çështje duke shkaktuar reagime të shumta.

Duke folur për një marrëveshje Kosovë-Serbi, Haxhiu tha se duhet të ketë një amnisti dy palëshe. Këtë, analisti e argumentoi me faktin se pas “20 vitesh nuk mund të dënohen më njerëz”. Sipas Baton Haxhiut, marrëveshja me Serbinë duhet të ketë tre elementë.

Kemi tre elemente që duhet t’i ketë marrëveshja. E Para, është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta, ka të bëjë me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen njerëzit. E treta, është definimi i Veriut“, tha Haxhiu.