Kërpaçi: Qeveria e konçesioneve ka kthyer Ministrinë e Arsimit në vendin ku vriten ëndrrat e rinisë

300
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka dënuar pagesën për faturën e arkëtimit që duhet të bëjnë studentët para aplikimit për degët përkatëse për në universitet. Floida shprehet se tarifa prej 20 mijë lekë të vjetra është tarifa e radhës pas kostove të mbulura nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit.

“Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare.m 20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar”,shkruan Kërpaçi.

Ndër të tjera Kryetarja e LRI thekson se në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit.

“Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Europë”, përfundon ajo.