Deklarata e Bolton për shkëmbimin e territoreve, Shehu: Iu hoqën petët konspiracionit antishqiptar

55

“Bolton i hoqi “petet” konspiracionit anti shqiptar!”, kështu e nis shkrimin e tij ish-ministri Tritan Shehu, teksa i referohet deklaratës së bujshme që bëri mbrëmjen e djeshme John Bolton.

Bolton tha se idenë e shkëmbimit të territoreve nuk e kishte hedhur asnjë faktor i jashtëm por vetë Vuçiç edhe Thaçi, dhe se SHBA-të nuk kanë asnjë plan të rrezikshëm për ndarjen e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Shehut:

Megjithese deklarata e mbremshme e Boltonit per autoret e vertete te teorise se Shkembimit te Territoreve, alias “Serbia e Madhe”, nuk ishte e para e tij mbas asaj ne Kiev, ai mbreme i dha “colpo di grazia” instrumentalizimit gjoja amerikan te atij konspiracioni.

Ai jo vetem perforcoi cfare Grenell tha per mos qenien e ShBA autore te atij plani te rrezikshem jo vetem per shqiptaret por dhe per Rajonin apo dhe kundershtine e tyre, por zbuloi te verteten e rende per disa shqipfoles si Thaci &Co, qenien e tyre si tellallet e Vucic.

I njejti mekanizem ky qe u perdor edhe per Shengenin Ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, perseri kjo me autor Vucic dhe “promovues” Ramen, si pjese e te njejtit skenar te rrezikshem, te sponsorizuar edhe nga interesa te tjera te nje aleance lindore per te mbajtur Rajonin larg Perendimit.

Ne menyre absurde autoret serbe e tellallet shqipfoles u perpoqen te krijojne iluzionin e “perplasjeve” te forta ShBA-BE, te fusnin “pyka” midis Kosoves e Perendimit duke perdorur edhe “padine” e fundit si “komardare” shpetimi per ate projekt, kur ne fakt ajo qe rezulton deri tashti eshte “djegja” ne dore si e Shkembimit te Territoreve ashtu dhe e aneksit te saj, “Shengenit” ballkanik. Te presim per me tej….