Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Në gjumin e tim eti

57
Sigal

 

Hyra një natë në gjumin e tij,

ish me një grua,

që s’di nga kish ardhur!

Ajo kish një natë me flokë të zinj,

ku im atë kohën e kish ndalur!

Asnjeri nga të dy nuk më shihte;

unë isha kthyer krejtësisht në ajër.

Dhe asnjëri nga të dy nuk e dinte,

cc’përgjues të madh kishte afër!

Atë grua unë ende s’po e njihja!

Ku të linte nata e saj e flokëve!?

Ishin aq të rinj dhe aq të bukur,

dhe asnjërit s’mund t’i thuash

që po gabonte.

Erdhën pastaj ca dridhje të dheut,

të tilla sa u trembën edhe ata.

Gruaja lëvizi dhe unë njoha nënën,

në moshën më të bukur të saj!

Im atë e kish çuar kohën mbrapa,

siç e çojmë një disk

ku na pëlqen më shumë!

E shpinte atje sa herë vinte nata,

tek ca puthje

nga të cilat linda unë!