Një rreze dritartë u fut në shtëpi.
Një gonxhe e bukur çeli në pranverë.
Kiara erdhi ngarkuar me dashuri
si hëna vezulloi, trokiti në derë.
Isidës e Karlos një diamant ju shtua.
Zbriti një engjëll, që shtoi dashuri.
Një gëzim i madh ishte dhe për mua
dy herë gjysh është një mrekulli.
Gëzimi përzier me emocion dhe dashuri
Kiara erdhi si parfum në shpirtin prindëror,
si rreze drite u shpërnda nëpër shtëpi
si një melodi përzier me patos gazmor.
Isidës e Karlos ju erdhi në jetë Kiara.
Elias dëshira për motër ju realizua!
Urimi rrjedh furishëm si ujëvara,
familja në çdo qelizë u lumturua.
Gjyshi të do fort: Ti je margaritarë!
Dashuria rrjedh në deje mbesa ime!
T’i ndriçon shtëpinë si ylli polar.
Në brigjet e zemrës lexohen urime:
U gëzova se u bëra dy herë gjysh.
U gëzova se Elia tani ka një motër.
Isidës e Karlos gjumin jua prish:
ata argëtohen s’ndihen të lodhur.
Fëmija është lodhja që të shlodh:
Lëshon rreze çdo ditë në shtëpi.
Një shans i tillë jo kujtdo i ndodh
që të sjell gaz, hare e lumturi.
Bashkë me zemrën unë fluturova.
Jam pranë teje një roje dashurie.
Urimet e mia zbresin në Padova.
Urimet e gjyshit- urime perëndie.
Të rritesh e lumtur e paç fat
se fati nuk blihet as shitet në jetë!
Rrugëtimi i jetës është i gjatë…
Anija del në breg me katër vetë.
Me vela shpërndan aromë lumturie.
Gëzimi në fytyrat tuaja buzëqesh.
Kiara erdhi si visar dashurie:
erdhi si engjëll, ndrit si Princeshë.




















