Specialisti Fadil Kepi sqaron: Kushtet e përfitimit dhe dokumentet që duhen plotësuar për të marrë pension social

    357
    Specialisti Fadil Kepi vijon t’ u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të moderatorit Bashkim Hoxha. Në vijim të përgjigjeve specialisti Kepi, sqaron kushtet e përfitimit dhe dokumentet që duhen plotësuar për të marrë pension social, të plotë dhe të pjesshëm.
    Pyetje 
    Kam dorëzuar dokumentet në Agjencinë e Sigurimet Shoqërore për pension social para një muaji dhe nuk kam marrë përgjigje, më takon apo jo? Pyes, cilat janë kushtet për ta përfituar këtë pension, dokumentet që duhen plotësuar, sa është shuma mujore dhe a kanë afate sigurimet shoqërore për të më kthyer përgjigje?
    Përgjigje
    Për herë të parë pensioni social u vendos me ligjin nr.104/2014, datë 31 korrik të vitit të kaluar, botuar në fletoren zyrtare 137 i cili ka hyrë në fuqi nga data 01.01.2015. Në nenin 4 të ligjit të mësipërm thuhet: “Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jenë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi”.
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal