Skandali me ‘Shëndetsinë falas”

68

Është kriminale që pacientët të paguajnë për mjekimin ambulator, pa bërë as “tamponin” dhe qeveria ti trajtojë si të shtruar në spitale, ashtu sicc po vepron gjithë bota.  Taksat dhe sigurimet paguhen për qytetarin jo për koncesionarët. Dr.Silva Bino: Të rivendoset karantina në Shqipëri.

Tritan Shehu: Kriminale që pacientët të paguajnë për mjekim ambulator, pa bërë as “tamponin”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në facebook, e cilëson kriminale që shqiptarët të paguajnë për mjekim ambulator Covid-19.  “Kriminale t’u kërkohet Shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator Covid. Shteti ta rimbursojë 100%! Pjesa dërmuese e pacientëve me Covid, janë lënë të mjekohen ambulatorisht, pa bërë as “tamponin”, duke i futur kështu artificialisht në grupin “dyshim Covid”. Teorikisht këta, por dhe ata të konfirmuar që nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjekë mjeku i familjes, gjë e komunikuar më së fundi, por realisht e mbetur në 3D.

Kjo sepse mjeku i familjes, mbasi u la për disa muaj i paralizuar, vazhdon të jetë krejt i pa mbrojtur me mjetet e domosdoshme, si dhe pa mjetet e nevojshme për të kryer funksionin e tij shumë të rëndësishëm, duke u kthyer në një Call Center e në dhënës recetash me “korespondencë”.Por e keqja nuk paska fund, të gjithë këta pacientë duhet të paguajnë vetë mjekimin dhe egzaminimet, gjë që është e pamundur për shumicën e popullsisë, për vetë koston shumë të lartë që ka, me:

-Antibiotikë.
-Anti agregues ose antikoagulantë që janë heparina me peshë të ulët molekulare ose Xarelto.
-Kortizon.
-Antipiretikë, anti emetikë, vitamina etj.
-Medikamente të tjera të veçanta sipas rastit.

Për të mos përmendur këtu nevojën për të kryer “tamponin”, egzaminimet serologjike, egzaminimet e tjera të domosdoshme laboratrorike, imazherike etj, që janë të detyruar në shumicën dërmuese t’i realizojnë në struktura jo publike, kundrejt pagesave të larta. Më tej këta pacientë kanë nevojë për lëngje, kalori, proteina etj. Vetëm një Qeveri e papërgjegjëshme si kjo e jona, që në kushtet e një epidemie të tillë mund të lërë jashtë rimbursimit këta pacientë, së paku për medikamentet dhe egzaminimet, pa u shqetësuar për mundësitë e fatin e tyre. Urgjentisht të aplikohen normativat e domosdoshme për këtë mjekim jetik.”

Përkeqësimi i situatës, Silva Bino nuk përjashton rikthimin e masave kufizuese në Shqipëri

Situata sa vjen e përkeqësohet. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19,  po shtohen edhe në bashki ku infeksionet kanë qenë sporadike. “Kemi vënë re infektime kësaj jave edhe në qarkun e Kukësit, ka rritje në Kukës, Tropojë dhe Has”, -shprehet drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino. Rrespektimi i rregullave anti-covid është ajo çfarë kërkohet nga qytetarët, por rritja e rasteve, mund të çojë dhe në rikthim të masave kufizuese. Shtimi i rasteve është pasuar me mbushje të dy spitaleve  Covid. Bino pohon se në spitalin  “Shefqet Ndroqi”, në pavione të ndara,  po trajtohen edhe pacientë të dyshuar, pasi tamponi ka rezultuar negativ, por ekazminimi radiografik vërteton të kundërtën. Kemi raste të mundshme. Në 20% të rasteve në tampon nuk identifikohet dhe mund të kemi të bëjmë me Covid, gjë e cila pasqyrohet në shenja klinike dhe radiologjike”, -shprehet ajo.