Shtëpia “noton” në ujë, familja me 6 anëtarë në Sukth e izoluar prej mbrëmjes së djeshme

299
Sigal

Që prej mbrëmjes se djeshme familja e Bexhet Ukës në lagjen 5 në Sukth ka mbetur e izoluar. Në këtë banesë jetojnë gjashtë anëtarë të familjes, mes tyre dhe një 12 vjeçare.

Nga Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Durrësit në mëngjes u njoftua se niveli i lumit Erzen ka rënë me gjysmë metri në orët e mëngjesit.

Nga fshatrat e Sukthit janë evakuar mbrëmë 18 persona nga tre familje që janë sistemuar në kavalishencën në zonën e Plepave.

Të evakuarit nga Shijaku janë strehuar në Shijak, nuk kanë pranuar që të largohen.

Bashkia ka bërë gati për shpërndarje rreth 250 pako ushqimore për zonën e Sukthit-Katundit te Ri si dhe 60 pako për në Shijak, që do të shpërndahen.

Ndërkohë po pritet rënia e metejshme e nivelit te ujrave per të dërguar zjarrfikëset per shpërlarjen e banesave nga llumrat.