Sazani në flakë/ Pse nuk po ndërhyhet nga ajri? Ja si përgjigjet kreu i Emergjencave

244
Sigal

Prej pasdites së djeshme, ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë parë të arsyeshme të ndërhyjnë nga ajri.

Drejtori i Emergjencave Civile sqaron se të gjithë strukturat janë gatishmëri për të përballuar situatën.

I pyetur se pse nuk po ndërhyhet nga ajri, Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe jo çdo zjarr ka nevojë për helikopterë.

“Është një detyrë e jonë dhe e strukturave të Mbrojtjes Civile që të vazhdojë të mbrohet. Nuk është e thënë se çdo zjarr ka nevojë për helikopter, por ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet. Të gjitha mjetet do të jenë në operacione”, u shpreh Çako

Ai siguroi me tej se të gjitha strukturor janë në këmbë, “ashtu siç kanë qenë edhe më parë. Unë jam në krye të detyrës me të gjitha strukturat qendrore dhe lokale”.