Gjendet i pajetë një 86 vjeçar, policia jep detajet e para

175
Sigal

Një i moshuar është gjetur i pajetë në Fier këtë të hënë. Burimet policore bëjnë me dije se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., 86 vjeç, banues në Fier.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk vërehen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.