Sali Berisha:  ‘Makina Gurra-Balla me targa false kalon deri 300 kg drogë në ditë’

205
Sigal

Shkelja e ligjit me të dy këmbët nga pushtetarët duket se po bëhet normale, mjaft që të kesh mbrojtjen e një figure shumë pranë kryeministrit, dhe në këtë rast si edhe në shumë rast të tjera skandalesh del emri i Taulant Ballës. Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal të rëndë pas denoncimit se makina e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej me targa false nga kryebashkiaku Kastriot Gurra. Në denoncimin e ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha, thuhet se kryebashkiaku Kastriot Gurra përdor makinën me targa false për të trafikuar drogë për llogari të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. ‘Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë’, shkruan Berisha në Facebook. Postimi i plotë: Makina me targa false e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej për trafik droge për llogari të Taulant Begos. Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e tij! Jam një qytetar nga Librazhdi. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra përdor makine me targa fallco që përdoret për trafik droge për llogari të Taulant Ballës. E nxjerr hashashin nga malet e Librazhdit deri në doganën e Qafë Thanës. Policia ka dijeni për këtë linjë të trafikut të drogës, por nuk ndërhyn, biles një makine policie i hap rrugën makinës së kryetarit të Bashkisë, Kastriot Gurra deri në doganë, dhe aty ndërrojne targat dhe me targa të tjera në bashkëpunim me doganierët e Taulant Ballës, kalojnë drogën në Maqedoni dhe në Evropë. Makina me targa fallco e Taulant Ballës dhe Kastriot Gurrës kalon deri në 300 kile droge në ditë drejt Maqedonisë dhe nga Kapshtica drejt Greqisë.