Delirantët e propagandës zhvasin pensionistët dhe fëmijët

130
Sigal

Pensionistët pa para

Varfëria në vend është ulur këmbëkryq në familjet tona nga rritja e çmimeve, sidomos në këto 3 vitet e fundit, ndërkohë që pensionet janë qesharake. Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Ky është shqetësimi kryesor i moshave të treta, të cilët shprehen se pensioni nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore. Pensionistët dhe minatorët dolën para dy ditësh në protestë për të kërkuar rritje të pensioneve, ndihmës ekonomike e kompensim deri dhe tek drutë. Ata thanë se rritja prej 6% është qesharake dhe se këtkojnë që të paktën rritja të jetë sa ç’është në Kosovë.

Ndërkohë që qeveria kërkon instalacion 3.7 milion që të çlodhë sytë dhe premton satelitë 6 milionë dollarësh për të monitoruar Shqipërinë, në Postën nr.19 në Rrugën “Njazi Meka”, qytetarët nuk kanë marrë pensionet, ndihmat ekonomike dhe kempet prej një muaji. Me lot në sy, banorët e zonës që njihet si zona e Alliasit, ata thanë se rrezikojnë t’i nxjerrin nga banesat ku jetojnë me qira. Ndryshe nga sa premtoi qeveria, ku për pensionistët, personat që marrin kemp dhe ndihmë ekonomike, do të kishte paketa ndihmuese, qytetarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se kjo situatë përsëritet çdo muaj e për këtë kërkojnë zgjidhje pasi e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.