Reshjet e dëborës/ Procedohet penalisht firmën kontraktuese: Nuk mori asnjë masë për aksin Balldre-Milot

282
Sigal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka filluar procedimin penal për një firmë kontaktuese, e cila kishte për detyrë mirëmbajtjen e rrugës Balldre-Lezhë-Milot.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aks ka prezencë të dëborës dhe akullit dhe firma kontraktuese ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës e cila nuk mori asnjë masë.

Policia e Lezhës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme për shkak se në disa akse ka vështirësi.