Kapet 102 kg marijuanë në kufi, arrestohet shqiptari dhe një grek

506
Sigal

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar me 102 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në Igumencë nga policia Kufitare e Greqisë.

Lënda narkotike e llojit marijuanë e gjetur në sediljen e pasme të një makine ishte e ndarë në 99 pako.

Shqiptari 36-vjeçar në momentin e kontrollit nga policia nuk kishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për qëndrimin në shtetin fqinj.

Mediat greke raportojnë se të arrestuarit do të sillen në Prokurorinë e Thesprotisë, ndërsa puna do vijojë ehe më tej për arrestimin e ndonjë bashkëpunëtori të mundshëm.